Paris Saint Germain vijon marshimin në krye

Nga A2 CNN
1 Prill 2024, 13:14 | Futboll

Paris Saint Germain vijon marshimin në krye

Paris Saint Germain vijon i qetë marshimin në krye të elitës së futbollit francez . Kampionët e Parisit mundën 2-0 Marsejën në transfertë dhe tani e shohin veten 12 pikë larg ndjekësve më të afërt.

Pjese e parë nuk ishte më e mirë për ekipin e Luis Enrikl që përveçse nuk po shënonte, në minutën e 40 Lukas Beraldo u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi aspak Parisin për të dominuar sfidën. Ishte Vitinja që me fillimin e fraksionit të dytë, zhbllokoi rezultatin.

Ndërkaq 5 minuta para fundit, Ramos la dhe firmën e tij dhe mbylli takimin me fitoren 2-0 . Një sukses që konfirmon dhe një herë se Parisi nuk ka kundërshtar në Francë. Udhëheq në krye me 62 pikë, 12 më shumë se Brest nga i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos