Pas 26 vitesh Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit kryesor të klubit durrsak.
Lajmin e dha vetë faqja e klubit që me anë të një postimi, ku njoftoi tifozët për vendim e marrë nga Hasanbelliu, shkruan A2 CNN.
Presidenti më jetëgjatë në futbollin shqiptar, me një rekord historik prej 26 vitesh në krye të skuadrës durrsake, vendosi që të mbyll në këtë mënyrë aventurën e tij te klubi durrsak.
Pas më shumë se dy dekadash në krye të Teutës, ai fitoi 1 titull kampion, 3 Kupa dhe 2 Superkupa Shqipërie. (A2 Televizion)