Egnatia do të luajë me kampionët e Islandës Breidablik në turin e parë kualifikues të Champions League. Këtë të martë në Nion të Zvicrës u hodh shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e kampionëve, ku Egnatia do të pres në shtëpi islandezët e Breidablik.
Rrogozhinasit kanë treguar se do të rrisin ambiciet dhe në arenën europiane edhe pse përballë rivalit nga Islanda, detyra do të jetë e vështirë. Sipas programit, ndeshjet e para do të luhen në datat 8 dhe 9 korrik ndërsa ato të kthimit në 15 dhe 16 korrik. Egnatia do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi në Rrogozhinë dhe më pas do të udhëtojë në Islandë, shkruan A2 CNN.
Aktualisht ekipi i Edlir Tetovës, po zhvillon fazën përgatitore në Bullgari, ku përveç stërvitjes, skuadra do të zhvillojë dhe teste me kundërshtarë të ndryshëm për të parë gjendjen e skuadrës.
Ndërkohë sa i përket, dy ekipeve të tjera shqiptare Drita luan me belgët e Diferdange ndërsa Shkëndija do të luajë me uellsianët Nju Seints. (A2 Televizion)