Milani sulm për Xhakën, Modric firmos pas Botërorit të Klubeve

Nga Dea Kozma
16 Qershor 2025, 13:02 | Futboll

Milani sulm për Xhakën, Modric firmos pas Botërorit të

Përvoja dhe personaliteti në mesfushë. Kjo është ajo që Max Allegri dëshiron për të filluar aventurën e tij të dytë te Milani.

Për këtë arsye, java që sapo ka filluar mund të shënojë një moment të rëndësishëm, veçanërisht në lidhje me Granit Xhakën.

Shqiptari i ka shprehur dëshirën e tij kuqezinjve dhe tani misioni i Tares do të jetë të bindë Bayer Leverkusen ta shesë atë. Një transferim që Milani nuk do të donte të kishte shumë ndikim në arkën kuqezi, duke pasur parasysh se Xhaka, 32 vjeç, vlerësohet rreth 12 milionë euro.

Një shifër që konsiderohet e përshtatshme nga “Djajtë”, të cilët megjithatë shpresojnë ta ulin atë falë vullnetit të lojtarit, të etur për t'u përballur me një përvojë të re jashtë Gjermanisë.

Leverkuseni ka një kontratë të nënshkruar deri në vitin 2028, por siç dihet gjermanët pëlqejnë shumë dhe Malik Thiaw dhe për këtë arsye një tjetër opsion mbetet shkëmbimi i dy lojtarëve. Këto ditë do të jenë vendimtare për të sjellë Xhakën në Milano.

Sa i përket Luka Modriç, vizitat mjekësore janë shtyrë deri pas Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet aktualisht në SHBA. Kjo pasi kroati dëshiron të mendojë vetëm për t'i dhënë Real Madridit një tjetër triumf përpara se të largohet nga madrilenët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos