Pedro Rodríguez rinovon kontratën me Lazion deri në vitin 2026. Lajmi u bë zyrtar nga vetë faqja e klubit që njoftoi se 37-vjeçari do të qëndrojë në fanellën bardheblu deri më 30 qershor 2026.
Emri i tij u lakua dhe te Napoli, por kryeqytetasit nuk kanë dashur ta humbin lehtë lojtarin.
Kampion bote dhe fitues i të gjitha trofeve kryesore ndërkombëtare për klube, Pedro ka luajtur 176 ndeshje në total për Lazion si dhe ka shënuar 34 gola, duke u bërë një pikë referimi për skuadrën.
Këtë sezon në ndeshjen e parafundit në Serie A, Pedro u veçua si lojtari që i prishi festën e titullit Interit me dy golat e tij kundër ekipit zikaltër. (A2 Televizion)