Pas Egnatias në Champions League, ekipet e tjera shqiptare mësuan rivalin e tyre në turin e parë të Conferencë League. Partizanin e pret një udhëtim i largët pasi do të përballet me estonezët e Nome Kalju.
Ekipi i kuq do të luajë ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në shtëpinë e kuqe “Arena e Demave”, shkruan A2 CNN.
Goglat me fat ishin për Vllazninë që luan me letonezët e Daugavpils, skuadër që aktualisht renditet në mesin e kapionatit letonez.
Në anën tjetër, kujtojmë se Dinamo do e nisë rrugëtimin nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës.
Sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Malisheva e Kosovës do të luajë me islandezët e Vikingur Rejkjavik, ndërsa Decici sfidon maqedonasit e Sileksit.
Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik, shkruan A2 CNN.
Përvec Decicit, të treja ekipet e tjera shqiptare ishin në vazon e favoritëve dhe për ketë arsye, mundësitë që ky raund të kalohet janë të mëdha. (A2 Televizion)