Chelsea e nisi me fitore Botërorin e Klubeve, duke mposhtur 2-0 amerikanët e Los Angeles, në sfidën që u vendos nga golat e Pedro Netos në pjesën e parë dhe Enzo Fernandez në të dytën.
Një sukses i merituar për ekipin e Enzo Maresca, që merr 3 pikët e para në grupin D, aty ku edhe Flamengo fitoi ndaj Esperance Tunis me të njëtin rezultat.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në mesnatë me orën tonë, Boca Juniors dhe Benfica barazuan 2-2.
(A2 Televizion)