
Burnley i Armando Brojës u mposht me rezultatin 3-0 nga Sunderland i Taulant Xhakës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi këtë përballje nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 63-të, në vend të Foster, kur rezultati ishte 2-0.
Kështu, pas 6 ndeshjesh radhazi si titullar në Premier League, Broja u kthye sërish në stol nga trajneri Scott Parker, shkruan A2.
Pavarësisht aktivizimit të Brojës, skuadra e Bërnlit, nuk mundi të godiste asnjëherë në portë.
Burnley ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 24 ndeshje dhe duket se ka marrë rrugën drejt kategorisë së dytë (Championship). (A2 Televizion)