Parakalim i gabuar, humbin jetën 7 tifozë të PAOK. Mes tyre edhe një shqiptar

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 14:37 | Futboll

Parakalim i gabuar, humbin jetën 7 tifozë të PAOK. Mes tyre edhe

Një udhëtim drejt Lionit ka rezultuar fatal për 7 tifozët e PAOK-ut që ishin nisur për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në Europa League.

Mes tyre ishte edhe një shqiptar, Vasil Pilo, 27 vjeç, shkruan A2.  

Aksidenti i rëndë ndodhi në Rumaninë perëndimore, ku pamjet e regjistruara nga kamera e një mjeti që udhëtonte pas tregojnë përplasjen e fortë.

Një tentativë parakalimi ndaj një kamioni rezultoi fatale për furgonin që transportonte 10 tifozët grekë. 7 prej tyre ndërruan jetë menjëherë, ndërsa një nga tre të plagosurit e tjerë është aktualisht në gjendje të rëndë.

Ndër të plagosurit ishte edhe një tjetër shtetas shqiptar, që aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas urgjencës rumune, aksidenti ka përfshirë disa mjete, mes tyre edhe një autobot që transportonte alkool. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos