Bolonja tentoi në limite yllin e përfaqësueses së Kosovës

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 14:18 | Futboll

Bolonja tentoi në limite yllin e përfaqësueses së

Në orët e fundit të merkatos dimërore, emri i Dion Gallapenit u shfaq në radarët e Bolonjës, me klubin italian që kërkonte një përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares së Kosovës u pa si një alternativë interesante për të forcuar repartin defensiv, por negociatat u ndërprenë shpejt për shkak të kërkesave të larta financiare të klubit polak.

Widzeë Lodz, skuadra ku aktivizohet Gallapeni, i ka vendosur kartonit të tij një çmim prej 8 milionë eurosh, shifër e papërballueshme për Bolonjën, duke e bërë transferimin praktikisht të pamundur. Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e lojtarit në treg është 2.5 milionë euro, shkruan A2 CNN.

Gallapeni u transferua te Lodz verën e kaluar nga Prishtina për 250 mijë euro dhe deri tani ka zhvilluar 12 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Ai është pjesë e rregullt e Kombëtares së Kosovës, për të cilën ka regjistruar nëntë paraqitje, edhe pse ende nuk ka shënuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos