Pas Barcelonës, tjetër gjigant evropian ndjek "bomberin" shqiptar

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 08:38 | Futboll

Pas Barcelonës, tjetër gjigant evropian ndjek "bomberin"

Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës i cili luan me Hoffenheim në Bundesligë, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha evropiane.

"Bomberi" po shënon me rregullsi mbresëlënëse në kampionatin gjerman, duke u renditur i dyti në klasifikimin e golashënuesve, pas anglezit Harry Kane, shkruan A2.

Asllani ka treguar hapur ëndrrën që ka për të luajtur një ditë me Barcelonën, klub me të cilin është tifoz dhe bëhet e ditur se katalanasit po e monitorojnë me kujdes duke e parë si një alternativë të vlefshme për repartin e avancuar. Por nuk janë të vetmit.

“Sky Sports” njofton se edhe Bayern Munchen ka filluar të interesohet për sulmuesin i cili në këtë sezon është autor i 6 golave dhe 2 asisteve me klubin e tij. 

Mendohet se në merkaton e verës mund të ketë një transferim të bujshëm të Fisnik Asllanit në një nga ekipet elitare të Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos