Reali fiton "Klasiken" dhe nis arratisjen. Çmenduri në fund të ndeshjes, ndërhyn edhe policia

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 18:23 | Futboll

Reali fiton "Klasiken" dhe nis arratisjen. Çmenduri në

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit.

Mbappe kaloi në avantazh madrilenët në minutën e 22, pas një asisti të Bellingham.

Fermin barazoi për Barcelonën në minutën e 38, shkruan A2.

Por, në fundin e pjesës së parë Bellingham riktheu Realin në avantazh, me vendasit që e ruajtën deri në fund.

Ishin minutat e fundit, kur Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohej nga fusha e blertë, kur shpërtheu kaosi. Nga ky moment kishte sherr masiv mes pankinave të Realit dhe Barçës.

Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Por, ekipet dhe stafet respektive duket se kishin lënë gjëra pa sqaruar dhe menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, skenat u përsëritën.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos