Goli i Manajt, Alliu: Goli i Sokol Kushtës në Beograd, i paarritshëm

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 22:57 | Futboll

Në studion e “Mega Sport”, në A2 CNN, ekspertët e futbollit debatuan mbi golin e Rey Manajt në Leskovac, duke e krahasuar me atë të legjendës Sokol Kushta, i cili ishte i ftuar në studio.

“Goli i Sokol Kushtës, i shënuar në stadiumin e Beogradit, është gol që u mor topi nga mesfusha, shkoi në cepin e gjashtëmbëdhjetëshes, i bëri kalim topi fals, u fut nga brenda, goditi dhe e çoi në shtyllën tjetër. Goli i Manajt ka rëndësi sepse u bë me Kombëtaren, por ai shënoi në Leskovac, ndërsa Kushta para 120 mijë tifozëve, mes Beogradit. Po flas si cilësi goli”, tha ish-futbollisti Ilirjan Alliu.

Vetë Kushta deklaroi se “Kombëtarja është më e madhe” sesa klubi.

Ndërsa specialisti i futbollit, Artur Çobani, kujtoi edhe golin e Kushtës ndaj Barcelonës.

“T’i shënosh Barcelonës dhe të fitosh 1-0 është arritje e madhe. Por, ekipi u eliminua atëherë dhe kjo është diferenca mes golave”, theksoi Çobani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos