3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 12:27 | Futboll

3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

Aventura e Igor Tudor te Juventusi i ka ardhur fundi.

Drejtuesit e bardhezinjve kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin dhe e vetmja gjë që mungon është një njoftim zyrtar përpara se ndarja të zyrtarizohet, shkruan A2.

Humbja e kroatit kundër Lazios në "Olimpico" ishte fatale për trajnerin kroat.

Kjo ishte humbja e tij e tretë radhazi pas humbjes 2-0 në Como dhe humbjes 1-0 ndaj Real në Ligën e Kampionëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos