Pas finales së Kupës, Interi humb dhe vendin e parë në Seria A, nuk gabon Napoli

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 10:45 | Futboll

Pas finales së Kupës, Interi humb dhe vendin e parë në Seria

Napoli fiton me Torinon dhe merr i vetëm kreun e renditjes në Serie A. Pas disfatës së Interit, napoletanëve nuk i lejohej hap fals dhe mundën 2-0 Torinon.

Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Mc Tomminey që realizoi dy gola që në pjesën e parë dhe i siguroi tre pikë skuadrës. Që në minutën e 6 skocezi zhbllokoi shifrat. Miqtë nga ana tjetër provuan për të vendosur barazpeshën por ishin të pasaktë para portës. 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë, ishte sërish Mc Tomminey që dyfishoi rezultatin.

Edhe në pjesën e dytë, Napoli provoi me raste të pastra para portës, por rezultati nuk ndryshoi.

Aktualisht Ekipi i Contes kryeson tabelën me 74 pikë, 3 më shumë se Interi që më herët regjistroi humbjen e tretë radhazi brenda javës.

Zikaltërit e Simone Inzaghit u mposhtën 1-0 nga Roma në San Siro. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Soule, në minutën e 22. Një disfatë që i kushton Interit vendin e parë pasi tani është Napoli ai që kryeson elitën italiane me tre pikë më shumë.

Në ndeshjen e radhës në Serie A, napoletanët luajnë me Leccen ndërsa Inter përballet me Veronën pasi fillimisht të luajë të mërkurën gjysëmfinalen e Champions League përballë Barceloonës.  

Takimi tjetër mes Atalantës dhe Lecces përfundoi 1-1. Miqtë befasuan në fillim me Karlsson megjithatë bergamaskët iu përgjigjën në pjesën e dytë me Retegui që riktheu barazpshën. Pas këtij takimi, Atalanta mbetet në vendin e tretë me 65 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos