Nga ëndrra "Triplete", në krizë të plotë. Interi pëson humbjen e tretë në 7 ditë

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 17:05 | Futboll

Nga ëndrra "Triplete", në krizë të plotë.

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën, dhe të tretën brenda javës, po të përfshijmë edhe derbin ndaj Milanit për Kupë.

Zikaltërit e Simone Inzaghit janë mposhtur në shtëpi nga Roma, me shifrat 0-1. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Soule, në minutën e 22.

Me këtë humbje, Interi mund të humbasë edhe kreun e Serisë A, pasi Napoli mund të marrë vendin e parë nëse fiton në mbrëmje ndaj Torinos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos