Rey Manaj shënon sërish, nuk përmbahet gjatë festës

Nga Dea Kozma
27 Prill 2025, 12:09 | Futboll

Rey Manaj shënon sërish, nuk përmbahet gjatë festës

Rey Manaj ka qenë sërish protagonist në Superligën turke.

Shqiptari realizoi ndaj Antalyaspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 në Turqi.

Gol mjaft i rëndësishëm për Manajn dhe skuadrën e tij Sivasspor, që mban gjallë shpresat se këtë sezon mund të mbijetojë, shkruan A2.

Sulmuesi i kombëtares realizoi në minutën e 75 dhe dyfishoi rezultati. Pas golit, Manaj nuk u përmbajt dhe hoqi fanellën, çfarë i shkaktoi dhe kartonin e verdhë nga arbitri kryesor.

Për Rey Manaj, ky ishte goli i 11 në Superligën turke dhe tashmë është rikthyer në një lider për ekipin e Sivassporin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos