"Estrada Superiore", Klubi i Laçit 'shpërthen' në akuza pasi ra nga kategoria

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 23:24 | Futboll

"Estrada Superiore", Klubi i Laçit 'shpërthen'

Laçi ra zyrtarisht nga Kategoria Superiore pas barazimit 1-1 me Vllazninë, dhe duket se klubi kurbinas nuk e ka pranuar aspak lehtë këtë verdikt.

Përmes një postimi të ashpër në rrjetet sociale, klubi i Laçit ka hedhur akuza të forta, duke folur për “teatër” dhe manipulime në kampionat.

Në këtë postim, ekipi kurbinas u kërkoi edhe ndjesë tifozëve për zhgënjimin.

POSTIMI:

Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.

Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:

ESTRADA “SUPERIORE”

Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?

Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?

Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi …

Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!

Pra një mesazh qenka i qartë:

Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos