3 fitore dhe 1 barazim duket sa kanë ndryshuar atmosferën te skuadra e Teutës. Kur ka nisur faza e fundit e kampionatit çdo gabim mundi t’i kushtojë shumë skuadrave në vendimin final.
Te bregdetarët është rikthyer buzëqeshja veçanërisht në ndeshjen e fundit kur mundën 1-0 Partizanin në stadiumin “Niko Dovana”.
Luftarak dhe dominues në fushë, djemtë e detit arritën të merrnin një fitore me vlerë përballë një pretendenti për titullin kampion. (A2 Televizion)