Penalltia e fituar nga Broja çon në Kombëtare një tjetër talent

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 10:23 | Futboll

Penalltia e fituar nga Broja çon në Kombëtare një

Armando Broja është mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare në dy finalet e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Europian të futbollit, ndaj Moldavisë më 17 nëntor dhe 3 ditë më pas ndaj Ishujve Faroe në Tiranë.

Sylvinho, ndoshta me të drejtë, u shpreh se nuk mund të grumbullonte gjigantin nga Malësia e Madhe pasi ai nuk është bërë pjesë as e skuadrës së Chelsea-t për shkak dëmtimi. Megjithatë, menjëherë sapo Sylvinho shpalli listën, sulmuesi u bë pjesë e “Bluve të Londrës”, madje ai la gjurmë në ndeshjen dramatike të së shtunës ndaj Manchester City-t, e cila u mbyll në barazim 4-4 dhe Broja fitoi penalltinë në minutat e shtesës.

Megjithatë, edhe pse Broja nuk do të jetë pjesë e kombëtares në këto dy ndeshje të fundit të kombëtareve, penalltia që ai fitoi i ka dhënë një “dorë” Palmer yllit tjetër të Chelsea-t që të grumbullohet për herë të parë me skuadrën e Anglisë. Sulmuesi, i cili u transferua në verë nga Manchester City për te Chelsea, është duke bërë një gjysmësezoni të shkëlqyer, teksa në 10 ndeshje ka arritur të realizojë 4 gola dhe ka dhënë edhe dy asiste.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos