Werder Bremen pranë firmës me sulmuesin shqiptar

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 21:32 | Futboll

Werder Bremen pranë firmës me sulmuesin shqiptar

Sulmuesi i talentuar shqiptar nga Kosova, Fisnik Asllani, është pranë një transferimi të rëndësishëm në Bundesligën gjermane. 22-vjeçari, i cili shkëlqeu këtë sezon në Bundesliga 2 me skuadrën e Elversberg, është në bisedime të avancuara me Werder Bremen.

Asllani ishte pjesë e Elversberg në formë huazimi nga Hoffenheim dhe realizoi një sezon mbresëlënës, duke shënuar 19 gola në 35 ndeshje. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve gjermane, por Werder Bremen shihet si destinacioni më i mundshëm për sulmuesin.

Trajneri i ri i Werder Bremen, Horst Steffen, e ka vendosur Asllanin si një nga prioritetet kryesore të merkatos së verës. Ai ka ndarë rrugët me Elversberg vetëm dy ditë pas dështimit për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit gjerman dhe duket i vendosur të ndërtojë një skuadër konkurruese në Bremen.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Asllani pritet të bëjë hapin e madh në karrierën e tij dhe të rikthehet në Bundesligë, kësaj here për të pasur një rol kyç në një klub historik si Werder Bremen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos