Po ktheheshin në shtëpi pas ndeshjes së ekipit të zemrës, humbin jetën në aksident 3 tifozët

Nga A2 CNN
14 Tetor 2024, 08:23 | Futboll

Po ktheheshin në shtëpi pas ndeshjes së ekipit të

Tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në Potenza të Italisë mbrëmjen e së dielës, ku u përfshinë dy makina.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, viktimat ishin tifozë të Foggias, që ktheheshin në shtëpi pasi ndoqën ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës në Potenza.

Një nga personat humbi jetën menjëherë në vendin e aksidentit, teksa dy të tjerët u dërguan në spital, por nuk mundën të mbijetonin pasi përplasja ishte shumë e fortë, shkruan A2.

Qarkullimi në aksin Potenza-Melfi u bllokua për disa minuta për shkak të aksidentit, teksa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos