Portugalia triumfon përballë Kroacisë me një Cristiano "të pavdekshëm"

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 22:56 | Futboll

Portugalia triumfon përballë Kroacisë me një Cristiano

Portugalia ka fituar 2-1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Diogo Dalot kaloi portugezët në epërsi pas një asisti të Bruno Fernandes, siç shkruan A2.

Në minutën e 34, Cristiano Ronaldo realizoi golin e 900 në karrierë, dhe të dytin për Portugalinë në ndeshje.

Dalot në minutën e 41 realizoi edhe në portën e tij, duke çuar rezultatin në 2-1.

Pjesa e dytë solli raste të mira shënimi për të dyja kombëtaret, por asnjëra nuk arriti të shënojë gol tjetër.

Në ndeshjet e tjera, Spanja barazoi 0-0 me Serbinë në transfertë, ndërsa Polonia mposhti vetëm në fund Skocinë me rezultatin 3-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos