Zyrtare, ylli i Shpresave largohet nga Fulham. Ja destinacioni i ri

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 22:07 | Futboll

Zyrtare, ylli i Shpresave largohet nga Fulham. Ja destinacioni i ri

Ylli i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti, është larguar nga Fulham dhe do të vijojë karrierën te skuadra e Goricës, që luan në elitën e futbollit kroat.  

Fantazisti shqiptar u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit, siç shkruan A2. 

Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019. Ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji, nga shkurti 2023 deri në gusht të 2023.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos