Sinjale të mira vijnë nga legjionarët shqiptarë, vetëm pak javë përpara nisjes së Ligës së Kombeve. Sulmuesit kuqezi kanë nisur të ndezin motorët dhe golat po vijnë në momentin e duhur.
Rey Manaj është emri më i freskët. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në Turqi, duke realizuar një dopietë në barazimin 2-2 të skuadrës së tij. Manaj shënoi dy herë brenda nëntë minutash, duke përmbysur disavantazhin dhe duke i dhënë ekipit një pikë të rëndësishme. Aktualisht 29-vjeçari është në kuotën e pesë golave në Ligën e Parë turke dhe kreyson renditjen e golashënuesve pas pesë javësh.
Në Rusi, Mirlind Daku po tregon gjithashtu një formë shumë të mirë. Vetëm 3 ditë pasi, shënoi në duelin ndaj Orenburgut, mbremjen e të mërkurës ka dhuruar asist për golin e barazimit të shënuar nga Zobnin,në Kupën e Rusisë. Deri më tani 28-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist me skuadrën e tij të re në Rusi
Edhe Jasir Asani po jep sinjale pozitive për teknikun Rolando Maran... Shqiptari i dha një pikë me vlerë Esteghlal-it në Iran.. Pas golit ndaj Sepahanit, shqiptari gjeti sërish rrjetën këtë herë ndaj Persepolis. Deri më tani Asani ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në fillimin e këtij kampionati.
Sulmi kuqezi premton gola në ligën e kombeve Sfida e parë për Shqipërinë do të jetë në 26 shtator ndaj Bjellorusisë dhe më pas i pret San Marino dhe Finlanda. Synimi i përfaqësueses shqiptare është një dhe i vetë, ta mbyllin grupin në vendin e parë. (A2 Televizion)