Grushte ndaj arbitrit, Komisioni i Disiplinës mblidhet për presidentin e Vllaznisë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 15:48 | Futboll

Grushte ndaj arbitrit, Komisioni i Disiplinës mblidhet për presidentin

Pas ngjarjeve të shëmtuara në Elbasan, ku presidenti i Vllazanisë goditi me grusht asistentin e arbitrit Ergys Spahiu, komisioni i disiplinës ka thërritur mbledhjen për të diskutuar masat. takimi do të mbahet të mërkurën për të dhënë fjalën e fundit. Numri 1 i shkodranëve rrezikon përjashtimin nga stadiumet për një periudhë të caktuar që mund të jetë nga disa muaj deri në 1 vit e më shumë. Megjithatë gjithçka do të vendoset pas analizës së provave.

Sipas precedentëve të mëparshëm, dy presidentë të Superligës kanë goditur fizikisht arbitrin apo zyrtarë të ndeshjes. I pari është Besnik Kapllanaj i Bylisit, në vitin 2014 që u dënua dhe më pas u fal nga Federata shqiptare e futbollit. Për të vijuar më pas  në 2019 me Naim Qarrin, në Kamëz që goditi arbitrin kryesor dhe u dënua me 36 muaj ndalim hyrje në stadiume.

48 orë pas incidentit në Elbasan, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka kërkuar ndjesë publike me një postim të gjatë në rrjetet e tij sociale. Ai pranon se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe thekson se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë atë reagim.. Në përfundim Numri 1 i Vllaznisë theksoi se  do të vijojë të luftojë për Vllazninë dhe për një futboll shqiptar sa më të drejtë.

Ndeshja e luajtur në Elbasan përfundoi në barazimi një me një ndërsa dy golat e shkodranëve u anuluan në minutat e fundit që u pasua dhe më dhunën fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos