Kategoria Superiore, Egnatia dhe Dinamo bëjnë detyrën në kampionat

Nga Dea Kozma
1 Shtator 2026, 15:45 | Futboll

Kategoria Superiore, Egnatia dhe Dinamo bëjnë detyrën në

Egnatia mori fitoren e radhës në kampionat duke mundur Vorën me rezultatin 3-1. Trajneri Nevil Dede kishte lënë pushim një pjesë të mirë të titullarëve dhe po luante me një formacion ndryshe nga ai që pamë në Europë. Këtë e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë vendasit që  befasuan rrogozhinasit në fillim dhe kaluan në avantazh me Bernard Karricën. Mirëpo entuziazmi i tyre nuk zgjati shumë.

Me aktivizimin e emrave si Gruda, Aleksi, Albanese, Adjesa e Jago, situata ndryshoi plotësisht dhe tre gola erdhën njëri pas tjetrit. Fillimisht ishte Adjesa që barazoi rezultatin ndërsa pas tij, Albaneze dhe Jago bënë gjithçka më të thjeshtë. Kaq mjaftoi që Egnatia të merrte fitoren e radhës dhe pas javës së dytë të jetë me 6 pikë të plota.

Në anën tjetër Dinamo mori një fitore mes vuajtjesh ndaj Skënderbeut. Një gol i Farrukut në fund të ndeshjes i mjaftoi kryeqytetasve për të marrë fitoren e parë në kampionat. Një ndeshje me shumë rivalitet dhe tension.. Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Qardakut, megjithatë duket se ky episod i dha edhe më shumë zemër ekipit të Ilir Dajës që realizoi në të 92 me Florenc Farruku.

Në javën e dytë, Dinamo bënë për vete 3 pikët e para në kampionat, ndërsa Skënderbeu ende nuk ka shijuar fitoren e parë dhe mbetet me 1 pikë pas barazimit në javën e parë me Vllazninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos