Rashica dhe Zhegrova, dy yjet e Kosovës dalin jashtë planeve në klubet e tyre

Nga Dea Kozma
3 Shtator 2026, 11:51 | Futboll

Nga titullarë dhe protagonistë, në lojtarë që duhet të kërkojnë hapësirë… Milot Rashica dhe Edon Zhegrova po përballen me një situatë të vështirë në klubet e tyre.

Rashica duket se ka humbur terren te Besiktas. Pas afrimit të Ernest Poku-t, sulmuesi i përfaqësueses së kosovës ka zbritur në hierarki dhe tashmë konsiderohet zgjedhja e tretë në krahun e djathtë. Klubi turk po kërkon edhe largimin e tij, ndërsa Rashica dëshiron të vazhdojë karrierën në Stamboll.

Një tjetër situatë delikate është ajo e Edon Zhegrovës te Juventusi. 26-vjecari është lënë jashtë listës së Juventusit për Europa League, një vendim që tregon se aktualisht nuk është në planet kryesore të trajnerit Luciano Spalletti.

Zhegrova ka pasur gjithashtu pak minuta në kampionat, vetëm dy paraqitje deri tani. Dy futbollistë që në përfaqësuesen e Kosovës konsiderohen me peshë por që në këtë moment po kërkojnë diçka shumë të rëndësishme: minutat dhe besimin e trajnerëve.

Dhe për Rashicën e Zhegrova-n, sfida tashmë është e qartë: të rikthehen në fushë, të bindin dhe të ndryshojnë hierarkinë në klubet e tyre. Kosova do të rikthehet shumë shpejt në fushë me ndeshjet e Ligës së kombeve. Dardanët janë në Grupin B3 ku do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën..

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos