Pas 12 vitesh, Rudiger tërhiqet nga kombëtarja gjermane

Nga Dea Kozma
2 Shtator 2026, 15:27 | Futboll

Pas 12 vitesh, Rudiger tërhiqet nga kombëtarja gjermane

Një tjetër kapitull mbyllet për Antonio Rudiger. Mbrojtësi i Real Madridit ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja gjermane, duke i dhënë fund një aventure 12-vjeçare me fanellën e pancerave.

33-vjeçari debutoi në maj të vitit 2014 dhe që atëherë regjistroi plot 86 ndeshje dhe 3 gola me Gjermaninë. Rudiger ishte pjesë e skuadrës në tre Botërorë dhe dy Europianë, duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të mbrojtjes gjermane.

Por aventura e tij përfundoi pas Botërorit 2026, ku Gjermania u eliminua në 1/16-at nga Paraguai, pas penalltive. Në mesazhin e tij të lamtumirës, Rudiger tha se pas reflektimit kishte ardhur momenti për t’i dhënë fund karrierës me kombëtaren dhe për t’i hapur rrugë gjeneratës së re

Pa një trofe madhor me Gjermaninë, por me 86 paraqitje dhe një karrierë të gjatë në elitën e futbollit, Rudiger largohet nga kombëtarja… dhe tani fokusi i tij do të jetë vetëm te Real Madridi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos