
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës, pavarësisht pasigurive të fundit.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh politike dhe diskutimesh mbi sigurinë, sidomos për zhvillimin e ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara.
Më herët, Donald Trump ishte shprehur se pjesëmarrja e Iranit nuk do të ishte “e përshtatshme”, duke ngritur pikëpyetje mbi udhëtimin dhe sigurinë e ekipit.
Ndërkohë, Irani kishte kërkuar që ndeshjet e tij të zhvilloheshin në Meksikë, ndërsa një vendim i Ministrisë së Sportit për të shmangur udhëtimet drejt vendeve “armiqësore” shtoi më tej pasiguritë.
(A2 Televizion)