Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 14:45 | Futboll

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do

Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, në një ditë të veçantë për përfaqësuesen dardane, e cila luan finalen historike përballë Turqisë. Një fitore në këtë ndeshje do ta dërgonte Kosovën në Botëror.

Zhegrova e ka festuar në një atmosferë të ngrohtë mes bashkëlojtarëve, ku nuk ka munguar as urimi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova!  Plani ishte ta prisnim tortën në drekë... por e lamë për "desert" pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë!  Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë?  E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës në një postim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos