Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë merr vendimin për Redjan Rrajën

Nga Armand Bajrami
31 Mars 2026, 18:36 | Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i fajësuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku u plagos Ndoja dhe u vra shoferi i mjetit Andi Maloku.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje.

Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos