Dy ditë para se Real Madrid të bëjë debutimin në “Santiago Bernabeu” për këtë sezon, vjen një lajm i keq. Madrilenët do të jenë pa Jude Bellingham, i cili është dëmtuar dhe do të qëndrojë një muaj jashtë fushave.
Mesfushori anglez pësoi një goditje në këmbën e djathtë në stërvitje dhe do të humbasë rreth 5 ndeshje të madrilenëve.
Ky është dëmtimi i dytë për Realin, pas atij të Camavinga në prag të ndeshjes së Superkupës së Evropës ndaj Atalantës.
21-vjeçari Bellingham do të mungojë gjithashtu edhe në dy ndeshjet e Anglisë në Ligën e Kombeve (Irlandë dhe Finlandë).
Kështu, Reali do të jetë pa njërën pjesë të treshes BMV (Bellingham-Mbappe-Vinicius) në ndeshjen e dytë të kampionatit, pasi në ndeshjen e parë barazoi 1-1 ndaj Mallorca me treshen e famshme në fushë.
(A2 Televizion)