Në pamje të parë, me fitoren 4-0 që PAOK-u regjistroi përballë Shamrok Rovers në fazën play-off të Europa League, përshtypja të krijohet për një ndeshje të lehtë.
Megjithatë, arbitri shqiptar Enea Jorgji, së bashku me asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe arbitrin e katërt Florian Lata, ishin mjaft të angazhuar, shkruan A2.
Në sfidën e luajtur në Selanik, përveç katër rrjetave të realizuara, Jorgji anuloi një gol me VAR, akordoi një penallti, si edhe ndëshkoi një prej lojtarëve të ekipit irlandez me karton të kuq.
Në fund, PAOK-u fitoi me rezultat bindës dhe praktikisht hipotekoi pjesëmarrjen në grupet e Europa League./ A2CNN (A2 Televizion)