Më objektivin e vetëm, ngjitjen sa më shpejt në elitë, Flamurtari i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të sezonit në Kategorinë e Parë.
Vlonjatët përballen me Burrelin këtë të shtunë dhe synimi i tyre është i qartë, vetëm fitore. Kështu deklaron dhe trajneri i Flamurtarit, italiani, Agostinelli i cili thekson se ka ekipin më të fortë të kategorisë së parë.
“Që nga dita e parë që jam këtu nuk jam fshehur kurrë, kam ardhur sepse Flamurtari duhet ta fitojë këtë kampionat, jo në mungesë të respektit për kundërshtarët e tjerë por nuk më pëlqen asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Skuadrat e forta janë skuadra të ekuilibruara, bota ime e të menduarit është një futboll i favorshëm, është një futboll tërheqës. Merkato është e mbyllur 99 përqind, dhe besoj se së shpejti do të jetë 100 përqind.”
Nga ana tjetër, kapiteni Denis Pjeshka tregoi se Flamurtari i këtij viti është më i fortë se ai i vitit të kaluar.
Flamurtari përballet me Burrelin në ndeshjen e pare të Kategorisë së Parë, që do të luhet këtë të shtunë në orën 17:00. (A2 Televizion)