Drita, skuadra e vetme shqiptare, në Europë, u mposht 2-0 në Varshëvë nga Legia, në takimin e parë të “play off”-it në Conference League.
Momenti që vendosi sfidën ishte minuta e 31-të, kur futbollisti i Dritës, Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me një lojtar me pak për gati një orë, shkruan A2.
Fraksioni i dytë nisi më mirë për vendasit. Kramer kaloi në epërsi Legian dhe pas tij Gual i dha dhe goditjen finale.
Kaq mjaftoi për ndeshjen e parë në Varshavë. Dueli i kthimit do zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me Dritën që do të ketë një mision të vështirë për ta përmbysur rezultatin. /A2 (A2 Televizion)