PSG i pandalshëm edhe në Kupën e Francës, "mesazh" Interit në prag të finales së Champions

Nga A2 CNN
25 Maj 2025, 09:49 | Futboll

PSG i pandalshëm edhe në Kupën e Francës, "mesazh"

Paris Saint-Germain i dërgon një sinjal të fortë Interit një javë para përballjes vendimtare për Champions League. Ekipi i Luis Enrique fitoi bindshëm kundër Reims në finalen e Kupës së Francës, shkruan A2.

Ndeshja përfundoi 3-0 për parizienët. Yjet e ndeshjes ishin Barcola (dy gola) dhe ish-lojtari i zikaltërve, Hakimi, ndërsa talenti i ri Doue dha dy asist.

Tani që objektivat sezonale në Francë janë përmbushur, vëmendja e PSG është te finalja e Champions, në 31 maj, në Mynih. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos