Edhe fati është me Real Madrid, Atletico bie te penalltitë

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 00:05 | Futboll

Edhe fati është me Real Madrid, Atletico bie te penalltitë

Kampionët e Real Madrid kaluan vetëm pas penalltive ndaj Atletico Madrid, duke rrëmbyer biletën e fundit të çerekfinaleve të Champions League, ku do të ndeshen me Arsenal.

Atletico reagoi menjëherë në ndeshjen e kthimit duke shënuar vetëm pas 27 sekondash, Conor Gallagher shënoi për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Atmosfera në Metropolitano ishte elektrizuese dhe ekipi i Simeones e mori kontrollin e lojës, duke krijuar disa mundësi, ndërsa Real Madrid kishte shumë vështirësi.

Megjithatë, Mbappé arriti të ndihmonte Realin të rikthehej në lojë, duke shpërthyer në një driblim fantastik dhe duke u dëmtuar nga Lenglet në zonë. Vinícius Júnior gabon nga pika e penalltisë, duke lënë shenjë te të gjithë. Ndeshja vazhdoi në kohë shtesë, ku mundësitë për të dyja ekipet ishin të shumta, por goli nuk erdhi.

Në fund, penalltitë vendosën gjithçka. Alvarez  humbi penalltinë duke i dhënë Real Madrid-it avantazhin. Pavarësisht se Oblak priti penalltinë e Lucas Vázquez, Llorente goditi traversën dhe Rüdiger realizoi golin e fitores, duke i dhënë fitoren dramatike Real Madrid-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos