Të ardhurat e zikaltërve, Inter 98,5 mln euro përfitime nga Champions

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 18:15 | Futboll

Të ardhurat e zikaltërve, Inter 98,5 mln euro përfitime nga

Me kalimin në çerekfinalet e Champions, deri më tani Interi ka garantuar 98,5 milionë euro të ardhura financiare. Gjithçka bazuar te pjesëmarrja në turneun më prestigjoz, rezultatet gjatë këtij edicioni, të drejtat televizive, marketingu dhe kalimi i tureve.

Vetëm për kualifikimin mes tetë më të mirave të Europës, zikaltërit përfituan plot 12,5 milionë euro.

Duke llogaritur që do të luajnë edhe një ndeshje në San Siro kundër Bajernit, është e lehtë të mendohet se përfitimet e Interit nga Champions-i në këtë sezon do ta kalojnë kuotën e 100 milionë eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos