Ka nisur zyrtarisht kapitulli i tretë i Claudio Ranieri si trajner i Romës. Italiani mbërritur në Trigoria rreth mesditës, ku u prit nga disa tifozë dhe rreth orës 15:00 klubi njoftoi nënshkrimin e kontratës.
Ranieri do të udhëheqë ekipin deri më 30 qershor 2025, ndërsa pas përfundimit të sezonit do të marrë një rol si këshilltar i klubit për çështje sportive.
Ai ka nënshkruar një kontratë për rreth 1,5 milionë euro, me bonuse të lidhura me arritjen e objektivave të ekipit. Ranieri gjithashtu do të pyetet për zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm të Romës. Pasi ka qenë një lojtar dhe trajner i Romës në dy periudha të ndryshme (nga 2009 deri në 2011 dhe në 2019), ai është një simbol i klubit dhe një nga figurat më të njohura të klubit.
Përveç eksperiencës të tij të pasur në Serie A, Premier League, La Liga dhe Ligue 1, Ranieri është i njohur për suksesin historik me Leicesterin, duke fituar titullin në Premier League në vitin 2016. (A2 Televizion)