Real Madrid, debutim pa shkëlqim në Botërorin e Klubeve

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 08:08 | Futboll

Real Madrid, debutim pa shkëlqim në Botërorin e Klubeve

Real Madrid e ka mbyllur me një barazim 1-1 ndaj Al Hilal ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve.

Skuadra madrilene, në stolin e të cilës debutonte Xabi Alonso, është befasuar nga ekipi nga Arabia Saudite, që në stol kishte për herë të parë ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi.

Reali gjeti avantazhin me të riun Gonzalo Garcia në minutën e 34, shkruan A2.

Por, Al Hilal barazoi falë penalltisë së Ruben Neves në fund të pjesës së parë.

Reali goditi traversën me Arda Guler sapo nisi pjesa e dytë dhe patën shansin të merrnin tre pikët në fundin e sfidës, kur Valverde humbi një penallti në minutat shtesë të takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos