Interi i Kristjan Asllanit e nis me një barazim Botërorin e Klubeve. Pas humbjes së finales së Champions në Mynih, me rezultatin e thellë 5-0, zikaltërit e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen kundër modestëve të Monterrey.
Ekipi meksikan kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Sergio Ramos, të cilit iu përgjigj Lautaro Martinez, pas një skeme nga goditja e dënimit të nisur nga mesfushori shqiptar, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, Chivu zëvendësoi Asllanin me Sucic, pak minuta pasi shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë, duke vazhduar “traditën” e Simone Inzaghit, që konsistonte në nxjerrjen nga loja të lojtarit që merr karton të verdhë nga frika e një kartoni të dytë.
(A2 Televizion)