Kukësi largon Nicën, stoli i besohet Çelës

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 16:34 | Futboll

Kukësi largon Nicën, stoli i besohet Çelës

Vetëm dy javë më parë, Stavri Nica u rikthye në stolin e Kukësit pas dorëheqjes. Megjithatë, ecuria e dobët e skuadrës dhe fakti që veri-lindorët kanë një fazë kampionati pa fitore, bënë që vendimi drastik të ishte i paevitueshëm.

Klubi shkarkoi nga detyra trajnerin Nica dhe gjeti menjëherë zëvendësuesin. Stoli i është besuar Emiljano Çelës, i cili do të ketë si ndihmës Alfred Allamani, i cili deri më tani ishte trajner i Valbonës në Kategorinë e Dytë.

Trajneri Çela dhe stafi i tij do të debutojnë në krye të skuadrës në ndeshjen kundër Tiranës. Momentalisht Kukësi renditet në vendin e parafundit në renditje dhe mbetet një prej ekipeve më të rrezikuara për të rënë nga Kategoria Superiore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos