Në fushë kthehet edhe Conference League këtë të enjte. Aktiviteti i tretë për nga rëndësia në kontinent hyn në fazën e nxehtë, atë të ndeshjeve me eliminim direkt. 16 skuadra do të luajnë në fazën e 1/8, për të provuar kualifikimin në çerekfinale.
Dueli më i fort në letër duket ai ndërmjet Ajaksit dhe Aston Vilës. Holandezët përfaqësojnë një prej klubeve që kanë më tepër traditë në Europë, edhe pse realisht janë shumë larg forcës që kanë përfaqësuar tradicionalisht.
Në anën tjetër, Aston Vila po përjeton një sezon fantastik dhe aktualisht janë në garë për tu kualifikuar në Champions gjatë sezonit të ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri i ka tejkaluar parashikimet dhe nga lufta për mbijetesë, tani kanë konsoliduar pozitat në vendin e katërt në Premier Ligë. (A2 Televizion)