Rikthehet magjia e Champions, Bayern luan fatet e sezonit ndaj Lazio-s

Nga Dea Kozma
5 Mars 2024, 10:16 | Futboll

Rikthehet magjia e Champions, Bayern luan fatet e sezonit ndaj Lazio-s

Magjia e UEFA Champions League rikthehet, këtë të martë, me ndeshjet e tjera të fazës së 1/8. Gjigantë të futbollit botëror do të zbresin sot në fushë për të marrë biletat e para për në çerekfinale. Bayern Mynih ka një detyrë të  vështirë ndaj Lazios në “Alianz Arena”.

Bavarezët e Tuhel nuk po kalojnë një formë aspak të mirë. 10 pikë larg Leverkusenit në Bundesligë dhe humbja minimale në ndeshjen e parë ndaj Lazios konfirmon krizën e kampionëve gjerman.

Megjithatë, sot nuk ka justifikime. Bayern do të luajë vetëm për fitore, ndërsa Lazio e sheh këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit. Ajo që shqetëson më shumë Tuchel janë mungesat në skuadër. Nga Upamecano, Coman, Peretz e Sarr, ndërsa në dyshim është Sane dhe Gnabri, ndërsa tek italianët i vetmi që mungon është Patrik. Takimi Bayern-Lazio luhet sot në mbrëmje duke nisur prej orës 21:00.   

Edhe ndeshjes tjetër mes Sociedad dhe PSG është mjaft interesante. Francezët janë me një këmbë në çerekfinale pas fitores 2-0 në Park De Princ, megjithatë ka akoma dhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur.

Trajner Luis Enrike bën llogaritë pa Kimpembe, Škriniar dhe Asensio të tre të dëmtuar, ndërsa te skuadra spanjolle mungon Odriozola dhe Carlos Fernández.

Sociedad nuk është në formën e saj më të mirë pasi në 5 ndeshjet e fundit në La Liga ka fituar vetëm një dhe aktualisht është në vendin e shtatë. Për këtë, spanjollët janë gati të bëjnë çmos për surprizën ndonëse detyra është shumë e vështirë. Takimi nis në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos