Sassuolo e Bajramit mundet nga Verona, rrezikon mbijetesën

Nga Erald Kodhelaj
4 Mars 2024, 12:51 | Futboll

Sassuolo e Bajramit mundet nga Verona, rrezikon mbijetesën

Kjo fundjavë nuk ka qenë më e mirë për disa prej shqiptarëve që luajnë në Itali.

Sassuolo e Nedim Bajramit është në një krizë totale. Edhe këtë herë u mund 1-0 nga Verona dhe tani rrezikon seriozisht qëndrimin në elitë sezonin tjetër.

Sa i përket fantazistit shqiptar, nuk u preferua nga trajneri Balardini dhe e ndoqi ndeshjen nga pankina. Një disfatë që dhëmb për Sassuolo-n që tani e sheh veten në vendin e parafundit me 20 pikë pas 27 javësh (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos