Roma regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serinë A dhe vazhdon të mbetet pretendente për një vend në Evropë.
Në ndeshjen e fundit të javës së 26-të, verdhekuqtë shkatërruan me rezultatin 4-0 Monzan në një ndeshje të dominuar tërësisht. Saelemaekers zhbllokoi rezultatin në minutën e 10, shkruan A2.
Goli i shpejtë ia bëri më të thjeshtë ekipit të Ranierit që pak minuta më vonë dyfishuan shifrat e Shomurodov. Edhe në pjesën e dytë, kryeqytetasit nuk lanë hapësira dhe mbetën përpara.
Angelino realizoi dhe golin e tretë dhe praktikisht vulosi fitoren. Kur të gjithë mendonin se ndeshja kishte përfunduar ishte Cristante që dy minuta nga fundi me një goditje të bukur me kokë mbylli takimin me rezultatin final 4-0.
Një ecuri perfekte kjo e Claudio Ranierit në drejtim të Romës që në dy muajit e fundit, ka regjistruar 7 fitore dhe tre barazime duke iu afruar dhe më shumë zonën europiane.
Aktualisht, kryeqytetasit italin janë në vendin e nëntë, në kuotën e 40 pikëve, 1 larg Bolonjës dhe Milanit, që luajnë me njëra-tjetrën të enjten ndeshjen e prapambetur dhe dy pikë larg Fiorentinës së vendit të gjashtë. (A2 Televizion)