Champions në Azi, dygolësh i Jasir Asanit, Gwangju në çerekfinale

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 18:13 | Futboll

Champions në Azi, dygolësh i Jasir Asanit, Gwangju në

Jasir Asani ngroh të majtën, përpara angazhimit me Kombëtaren, në kualifikueset e Botërorit 2026. Sulmuesi kuqezi ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 që Gëangju regjistroi përballë japonezëve të Vissel Kobe në Champions-in aziatik.

Skuadra nga Koreja e Jugut kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë, por realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme të rezultatit falë yllit shqiptar. Asani fillimisht barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2 me penallti.

Por, perla e vërtetë erdhi në minutën e 118 të kohës shtesë, pas një inkursioni si ato të zakonshmit nga krahu dhe predhës me të majtën që përfundoi në rrjetë.

Imazhet janë spektakolare. Momenti i ekzekutimit të goditjes tregon të gjithë kualitetin dhe forcën goditëse të sulmuesit, që të kthenin në mendja golat e tij fantastik, falë të cilëve Shqipëria u kualifikua në finalet e Europianit 2024.

Goli i shkëlqyer bëri që të shpërthente festa në stadium, për një rezultat të jashtëzakonshëm të Gwangju, skuadër e cila në këtë edicion debutoi në turneun më të rëndësishëm të futbollit aziatik.

Me dygolëshin e realizuar, Jasir Asani u ngjit në kuotën e 9 rrjetave sezonale, duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve të Champions League aziatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos