Afrimi i ri në kombëtare, Etnik Brruti debuton ndaj Anglisë, pritet viza angleze

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 18:10 | Futboll

Afrimi i ri në kombëtare, Etnik Brruti debuton ndaj Anglisë,

Etnik Brruti vendosi të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare. Zgjedhja e mesfushorit të Malishevës shkaktoi shumë debat, edhe sepse ai ishte kapiteni i 21-vjeçarëve të Kosovës.

Por, mes polemikave dhe akuzave në adresë të talentit nga Kaçaniku, ai ka marrë pasaportën shqiptare dhe tashmë pret pajisjen me vizën angleze.

Koha nuk premton, por nëse kjo do të ndodhë brenda afateve, Brruti do të grumbullohet nga trajneri Silvinjo për ndeshjen me Anglinë në “Uembli”.

Më 21 mars, Shqipëria debuton në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa në datën 24 presim Andorrën në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos