Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës.
Bie në sy rikthimi në përfaqësuese i portierit Vanja Milinkoviç-Saviç, që mungonte prej Europianit, shkruan A2.
Gjithashtu, Stojkoviç ka zgjedhur që të grumbullojë për herë të parë me Serbinë 3 futbollistë. Ata janë Veljko Milosavljeviç, Aleksandar Stankoviç dhe Andrej Iliç.
(A2 Televizion)